‘Nuk dinte të pastronte,as djalit nuk m’i gatuante’/Vjehrra tregon si përzuri nusen shtatzënë

24 Mars 2021, 18:36 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 22:38:11

Beje Ysollari nga Korça është një gjyshe, e cila kërkon nipin 4-vjeçar. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, me moderatore Odeta Dume, rrëfen momentin kur vendosi të martonte të birin, me vajzën nga Gramshi, të dy me probleme të shëndetit mendor. Cifti bashkëjetoi afro 7 muaj, deri ditën kur vjehrra i vuri ish-nuses kusht, se nëse nuk do të përfundonte procedurat e divorcit nga martesa e saj e parë, nuk mund të jetonte në atë shtëpi. Kam ardhur të kërkoj nipin tim. Djali im nuk bëri kurrë celebrim, pasi Silvana kishte patur një martesë tjetër. Ne e dinim këtë histori, pasi na tha vetë, se ish-burri i kishte bërë aksident. I martuam me mblesëri, nusja kishte probleme, ajo na pati thënë se nëse mbetej shtatzënë do të vriste vehten, por edhe unë djalin me probleme e kisha. I ndihmoja shumë. Në shtëpinë tonë Silvana ka qëndruar 7 muaj. Silvana u largua pasi i vendosën kushtin për t’u divorcuar. Ajo nuk e bënte dot divorcin, sepse nuk kishte para dhe ndaj nuk u kthye më në shtëpi. Më pas mësuam se kishte mbetur shtatzënë, kur ajo ishte larguar. Në këto katër vite ka tentuar disa herë ta takojë nipin. Për 61-vjeçaren pengesë është bërë gjithnjë babai i Silvanës, i cili nuk lejon që ata të hyjnë brenda.Silvana nuk don të ndahet, ajo e don ende djalin tim. U gëzova shumë kur mësova se do të lindte djalin. Kam shkuar të takoj nipin dhe nuk më kanë lejuar prindërit e nuses. Arjeli është 4 vjeç. Ai ngjan shumë me të atin. Në katër vite 4 herë e kemi takuar gjithsej, edhe kur shkojmë në Gramsh tek gjyshërit e tij ata nuk na pranojnë. E penduar për sjelljet ndaj ish-nuses, e cila iku shtatzënë nga shtëpia, Beje i kërkon ribashkim me djalin e saj. Prindërit e saj kanë kërkuar, që të shkoj djali im në Gramsh dhe të bëjnë shtëpi atje. Jam e gatshme ta marr sërish Silvanën nuse. Të dy janë të paaftë për të rritur fëmijë. Burri im nuk donte të martoheshin. Por mua më vinte keq për djalin. Nipi nuk shkon askund pa nënën e tij. Do t’i jem unë krah. Familjes së Silvanes i them që t’i ribashkojmë për hir të nipit. T’i bëjmë nje copë shtëpi, se nuk kemi mundësi tjetër.Beje Ysollari është bërë gjyshe e 12 nipërve, por për nipin 4-vjecar ka një dhembje në zemër.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv