‘Nuk dua të vdes, nuk dua të lë fëmijët jetim’/ Drama e 44-vjeçares nga Librazhdi, prek mijëra qytetarë

28 Prill 2021, 14:49

Në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, në Report Tv u trajtua historia e dhimbshme e nënës së 3 fëmijëve nga Librazhdi, e cila prej një viti është dignostikuar më kancerin e gjirit dhe nuk ka mundësi financiare të paguajë mjekimet Kjo është Violeta Çerri, 42-vjecarja nga Librazhdi e cila po lufton çdo ditë për jetën, pasi nuk ka mundësi financiare për të ndjekur kurimin për sëmundjen që e mundon prej më shumë se një viti. Ajo u diagnostikua me kancerin e gjirit dhe e ka të domosdoshme kimiterapinë intensive, por jeta në fshatin e largët Shqiponjë të rrethit Librazhd dhe varfëria ekstreme po i kufizojnë mundësinë për të jetuar. Në shtator të vitit të shkuar Violeta zbuloi se diçka nuk po shkonte mirë me shëndetin e saj. Pasi dalloi shenjat e para të sëmundjes, nëna e dëshpëruar u nis menjëherë drejt spitalit të Tiranës me shpresën për të gjetur zgjidhje. Ajo nuk mundësi asnjë ditë të vetme që të marë ilaçet për të ndjekur mjekimet, pasi nuk kishte para, ndaj e trishtuar dhe pa shpresë u kthye në fshatin e varfër ku e prisnin vetëm të dashurit e saj. Që prej asaj dite, nëna e tre fëmijëve merr vetëm disa gjilpëra, por situata e saj shëndetësore po përkeqësohet dita ditës dhe i duhet urgjentisht qe të kryejë ndërhyrjen e parë kirurgjikale. Kjo është tabloja e zymtë e pesë anëtarëve të familjes Çerri, të strehuar në qoshen e një fshati malor, ku natyra e egër është treguar shpesh e pamëshirshme me ta. Vuajtjet në këtë familje e kanë zanafillen shumë vite më parë, kur 42-vjecarja u martua me mblesëri me një djalë që ishte me probleme shëndetësore, i paaftë për punë. Edhe pse e dinte këtë të vërtetë, e pranoi fatin e saj dhe nga martesa e tyre erdhën në jetë 3 fëmijë, që sot janë 12, 13 dhe 9 vjeçarë. Vuajtja është bërë bashkëudhetare e jetës së tyre, ndersa varfëria është ulur këmbëkryq në mesin e kësaj familje dhe çdo ditë rrëmben castet e tyre të lumturisë. Pensioni mujor prej 57 mije lekësh të vjetra nuk mjafton as për të sigurar bukën e gojës. Me shpresën se do të gjejë zgjidhje, Violeta trokiti në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë” me një apel për ndihmë.