Pse fëmijët po flasin dhe lexojnë më shumë në anglisht sesa në shqip?
Vitet e fundit po vihet re gjithnjë e më shumë një tendencë e fëmijëve të cilët flasin më mirë dhe më rrjedhshëm në anglisht sesa në shqip, gjithashtu kjo tendencë vihet re dhe në preferencën e leximit të librave në anglisht. Ekspozimi më i madh ndaj gjuhës angleze në mjediset sociale dhe kulturore si televizioni, interneti dhe lojërat kompjuterike ka sjellë këtë fenomen, dhe ku prindërit mund të ndjehen mirë që fëmijët e tyre të mësojnë herët anglisht për shkak të mundësive të mëtejshme të punësimit dhe lidhjeve ndërkombëtare. Por a është kjo diçka pozitive për fëmijët? Sa e dëmton perfeksionimin e gjuhës shqipe ky fenomen? Flasim në studion e "Rreze Dielli" me Pedagogen Elsa Skënderi dhe Elda Vela nga Shtëpia Botuese Mediaprint, e cila ndër të tjera rekomandon dhe disa libra mjaft të vlerësuar për fëmijë të autorëve shqiptarë.