Nutricionistja Rolina Naço: Ja cilët janë personat intolerant ndaj laktozës dhe simptomat e saj

4 Qershor 2020, 11:42

Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report TV, nutricionistja Rolina Naço foli për personat të cilët janë intolerant ndaj laktozës. Ajo u shpreh se mund të jemi intolerant ndaj laktozës që në moshë shumë të hershme.

‘’ Mund të jemi intolerant ndaj laktozës që në mosha shumë më të vogla, që kur jemi pas lindjes por që ato lidhen përgjithësisht me probleme gjenetike, janë shumë më të rralla dhe më shumë mund të theksohen pas moshës dy vjecare, një problematikë e tillë ose mund të jetë nga një format e krijuar nga një dëmtim i aparatit tonë tretës sepse sic thashë është një problematikë që lidhet me funksionin e aparatit tonë tretës jo me funksionin tonë imunitarë. Kështu që simptomat që janë më të hasura janë fryrja abdominale, mund të kemi kontraktime abdominale apo ngërce ndryshe të thëna, mund të kemi edhe përzierje, pra mund të kemi dhimbje nga kontraktimet që mund të kemi nga aparati jonë tretës, nga zona jonë abdominale madje në nivele shumë të larta intolerance mund të kemi edhe diarre të theksuar, Jo cdokush ka të njëjtin nivel intolerance, do të thotë që mund të kemi dy persona, të cilët që të dy mund të jenë intolerantë ndaj laktozës, njëri mund të arrijë të tolerojë një gotë qumësht sepse tek qumështi ndodhet në një përqëndrim më të lartë dhe sigruisht në nënprodukte të tjera të derivative të qumështit por personi tjetër mund të toleroj deri në dy gota ose gotën e dytë mund të fillojë të ketë shqetësime. Pra niveli I intolerancës që mund të jetë nga një person tek tjetri mund të jetë I ndryshëm dhe në nivele të cilat është shumë I lartë dhe kemi me të vërtet problematika në konusmimin e produkteve të qumshtit arrin kemi dhe diarre. Dhe sigurisht nuk kemi përthithje të mirë të lëndës ushqimore që i përket  vaktit që kemi konsumuar apo vetëm qumështit në këtë rast.