“O nënë, me aspirinë do të shërohem?”/Thirrja drithëruese e 29-vjeçarit me sëmundjen e rëndë

1 Tetor 2020, 19:18

Ervis Tusku, nga Durrësi, sot eshte 29 vjeç dhe vuan nga Skolioza, deformim i shtyllës kurriozore. Ervis lindi normal si gjithë fëmijët e tjerë, ndërsa në moshën 3 vjeçare ai ka kaluar një temperaturë të lartë, e cila nuk i zbriste për disa ditë rreshtë, periudh kjo që e la me pasoja, pas familja nuk kishte mundësi ekonomike për ta kuruar. Koha kalonte dhe vit pas viti, gjendja e Ervisit përkeqësohej…sot pas afro 26 vitesh neglizhencë, ai ka nevojë për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale pasi rrezikon të deformohet plotësisht shtylla kurriozore dhe të mos ngrihet më nga shtrati.Sipas familajrëve, kjo ndërhurje kushton shumë dhe I vetmi që mund ta marrë përsipër në Shqipëri, është një mjek turk i specialuazuar në këtë fushë.Të gjithë ju që këni mundësi kontributi, më poshtë gjenden numrat e llogarisë së familjes Tusku: 121544429230115 (Lek) 121544429230126 (Euro)