Omletë furre me perime nga zonja Albana

21 Nëntor 2023, 11:58

Omletë furre me perime

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 100 gr patate
  • 100 gr brokoli
  • 100 gr speca
  • 100 gr domate
  • Salçiçe (gramatura sipas dëshirës)
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 100 gr djathë pice
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Rigon
  • Vaj

Përgatitja:

Në një tavë rrahim vezët, shtojmë perimet të prera në kubikë të vegjël, patatet e ziera më parë dhe salçiçet. Shtojmë erëzat, sipër e spërkasim me djathë pice dhe e vendosim në furrë në 200 gradë derisa të piqet sipërfaqja. E lëmë të ftohet pak dhe e servirim.