Omletë me suxhuk nga zonja Albana

15 Shtator 2023, 12:36

Omletë me suxhuk

Përbërësit:

  • Suxhuk FIX
  • Vezë
  • Gjalpë
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Rrahim vezët me pak ujë ose qumësht, shtojmë kripë, piper dhe i vendosim në një tigan ku shtojmë dhe suxhukun të prerë në feta. E pjekim omletën nga të dy anët dhe e servim sipas dëshirës me pak bimë aromatike dhe me djathë të bardhë të thërrmuar.