Open Balkan/ Bogdani: Rama duhet të ishte krah Albin Kurtit dhe jo Vuçiç! Soko: Realizon ëndrrën e Serbisë për të dalë në det! Bushati: Kemi thyer akujt mes vendeve

5 Nëntor 2021, 22:46

TIRANË- Nisma Open Balkan ka ‘përplasur’ të ftuarit mbrëmjen e sotme në Report Tv në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ishte krah Albin Kurtit dhe jo në krah të Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, nuk duhet të kishim një nismë ku i thuhet Kosovës nëse ke dëshirë eja bashkohu, por vendi unë duhet të ishte rreshtuar pranë saj.