Opozita bojkoton votimin e procesverbalit të seancës së kaluar, e miraton mazhoranca! Votohet pro listave për përbërjen e komisioneve parlamentare

24 Shtator, 11:49 | Përditesimi: 24 Shtator, 11:49

Procesverbali i seancës së kaluar është miratuar vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ka pranuar të votojë pro për shkak të kundërshtive.

Ndërkohë për miratim kaloi dhe lista e anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme parlamentare ku 94 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Lista për kryetarët zëvendësues u miratua me 87 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa lista e kryetarëve të komisioneve u miratua me 84 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim.

r.k./Shqiptarja.com