Opozita braktis seancën plenare, Balla i ironizon: Ikni tani se ja arritët qëllimit

29 Shtator, 15:27 | Përditesimi: 29 Shtator, 20:11

Teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, po mbante fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare.

‘Ikni tani se ja arritët qëllimit. Zhurmën e bëtë”, ishte ironia e Ballës drejtuar deputetëve demokratë.

Me këtë veprim deputetët e PD-së, nuk morën pjesë për votimin e kalendarit për periudhën 29 shtator-7 nëntor 2025 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 29 shtator-17 tetor 2025.  

r.k./Shqiptarja.com