Sultiash
Përbërësit:
- 200 g oriz Venere Teuta
- 200 ml ujë
- Pak kripë
- 1 lt qumësht
- 150 g sheqer
- 1 sheqer vanilje
- Arrë kokosi sipas dëshirës
Përgatitja:
Në tenxhere vendosni të ziejë orizi me ujin, më pas shtoni qumështin dhe lëreni të ziejë ngadalë derisa të zbutet. Në fund shtoni pak kripë, sheqerin dhe vaniljen, lëreni të ziejë përsëri, dhe pas 5 minutash e ndani në tasa.




















