U zhduk nga banesa në Cërrik, ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen live pas dy javësh Sadina Shkëmbin. 21-vjeçarja ndodhej në Vlorë, ndërsa denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga vjehrri. Policia e Cërrikut në një komunikim zyrtar e kishte shpallur në kërkim pas denoncimit që kishte bërë vjehrri 66 vjec, ndërsa nuk kishte marr asnjë informacion për vendndodhjen e së resë. Gjatë një lidhje live ai kërkoi ndihmën e programit duke sqaruar me detaje si nusja e tij humbi gjurmët. Sadina kishte lënë djalin 2-vjeçar tek shtëpia e gjyshërve në Belsh dhe ishte larguar me pretendimin se do të gjente punë. Më 13 maj erdhi në Belsh. Mori gruan në telefon dhe i tha hajde merr fëmijën se unë do punoj. Çfarë t’i bëjmë fëmijës ne tani ? Nipi nuk është i regjistruar se kanë qenë në bashkëjetesë me djalin tim. ’Do vij ta marr prapë’:- na tha, pas 1 jave do kthehem. Ne i kemi rënë telefonit dhe nuk na e hap. Nuk di ku të dyshoj. Unë as rroba për fëmijën nuk kam, se kam shkuar te banesa e saj me qira dhe dera ishte mbyllur. Fqinjët më thanë se kishte 4-5 ditë që ishte larguar. Por pas kësaj, e reja nuk ishte bërë më e gjallë, në një kohë kur bashkëshorti prej një muaji ndodhet në burg. Nuk kaluan shumë minuta dhe gjatë transmetimit Sadina që po kërkohej, telefonon live në program. Ajo rrëfeu për ’Pa Gjurmë’ arsyet, duke deklaruar se dhuna prej dy vitesh nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj ishte shkaku i marrjes së këtij vendimi. 21-vjeçarja tha se shumë herë të tjera ata e kishin dëbuar nga banesa. Odeta Dume: Ku ndodhesh Sadina? Sadina Shkëmbi: Jam në Vlorë dhe jam mirë. Punoj në një hotel dhe jetoj këtu. Ua them unë se çfarë ka ndodhur dhe pse jam larguar. Burri im është në burg dhe unë aty kam hequr vuajtje të mëdha. Ai dhe vjehrri im më kanë dhunuar dhe jam nxjerë jashtë nga shtëpia kur djali ishte më i vogël. Madje ata më thanë ta lija djalin aty dhe të ikja. Unë këtë bëra. Unë jam shumë mirë tani dhe dua të shoh jetën time. Ata djalin e kanë dashur vetë ta mbajnë, le ta mbajnë. Unë jam zënë edhe me prindërit e mi për Klodianin dhe kush përfundoi keq tani? Unë...Një denoncim e kam bërë për dhunë dhe e kam tërhequr për hatër të çunit. Odeta Dume: Djali i vogël ju kërkon dhe s’ka as rroba për të veshur, sepse ju keni kyçur dhe derën e banesës. Më dhemb shpirti për djalin, por s’kam çfarë të bëj. As njerëzit e mi nuk më mbështesin dhe kam 4-5 muaj që nuk flas me ta. Kam duruar shumë herë dhe s’mund të duroj më tani. Punoj që nga ora 7 e mëngjesit deri në 12 të natës. Unë për çunin po punoj që t’i dërgoj dy lekë atyre në shtëpi që ta mbajnë djalin. Vjehrri: Është shpifje se unë nuk e kam rrahur kurrë. S’e kam prekur me dorë fare. Nusja: Po që më ke nxjerrë jashtë? Vjehrri: Hajde merre fëmijën, se nuk regjistrohet po nuk erdhe ti këtu. Nusja: Djalin nuk e harroj kurrë. Normale nuk është se unë doja të largohesha, por ata më kanë detyruar. Çuni i tyre është ende i celebruar me dikë tjetër. Vjehrri: Të vijë të regjistrojë fëmijën këtu se po t’i ndodhi gjë fëmijës hyj në burg unë. Ajo s’donte fshatin këtu donte qytetin. Iku vetë nuk e përzura unë. Sadina Shkëmbi dhe Klodian Uruçi jetonin në një shtëpi të marr me qira në Cërrik. Çifti bashkëjetonte, pasi Klodiani rezultonte ende i celebruar me një tjetër grua, një arsye edhe më shumë që në ndezjen e konflikteve mes tyre.
Pa Gjurmë gjen live 21-vjeçaren/Vjehrri e denoncoi të humbur,e reja:S’kthehem më tek djali jot
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-La burrin për kushëririn e tij, përplasen palët/ Vjehrra: Djalin do e rrisim ne, ti shko… (1 maj 2024)
1 Maj, 19:44 -
Pa Gjurme-17 vjeçarja braktiset nga partneri dhe prindërit/’Djalin dua ta lë në jetimore, vetë jam…’
30 Prill, 19:54 -
Pa Gjurme-Dera e shtëpisë u gjet hapur,40-vjeçarja shpallet e zhdukur/Ja kush person e ka rrëmbyer? (26.04.2024)
26 Prill, 19:33 -
Pa Gjurme-Zhdukja e shqiptarit në Bari/Motra: I kishte refuzuar policisë të kthehej në shtëpi (25 prill 2024)
25 Prill, 18:58 -
La burrin dhe u zhduk në ’91, zbulohen gjurmët në SHBA/E motra pas 33 vitesh:Mos të ketë frikë nga…(24 prill 2024)
24 Prill, 19:04 -
Pa Gjurme-I zhduket mbesa para 2 javësh, tezja alarmon live: E rrëmbyen 2 persona, po e shfrytëzojnë (23/04/2024)
23 Prill, 19:23 -
Pa Gjurme-‘Më dëboi nga shtëpia se donte punonjësen e tij’/Përballet gruaja me ish-burrin biznesmen (22/4/2024)
22 Prill, 19:00 -
Pa Gjurme-Shokuese/Zhduket 13-vjeçari,nëna zbulon skandalin me mësuesin:I jepte lekë t’i dërgonte në
19 Prill, 20:08 -
Pa Gjurme-‘Nënën e rrëmbeu dhe e zhduki motra’/Akuza e 53-vjeçarit: E bëri për të vjedhur pasurinë
18 Prill, 19:21 -
I mas*kruan gruan në Gjermani, bashkëshorti rrëfen ngjarjen: E laj si fëmijë, ajo… ( 15 Prill 2024)
15 Prill, 14:21 -
Pa Gjurme dorëzon foshnjen 11-muajshe në jetimore,prek nëna/’Kam bërë gabime, mos më ndani nga Emil’ (11 Prill 2024)
11 Prill, 14:16 -
Gruaja e braktisi në spital e i vodhi lekët/Prek 44-vjeçari:Familja më vrau për së gjalli (10 Prill 2024)
10 Prill, 14:15 -
E dëboi nga puna, infermierja me aftësi ndryshe përballet me mjeken: Më diskriminove (8 Prill 2024)
8 Prill, 14:08 -
Përballet çifti:Tradhtia jote më ndau nga fëmijët/Ajo: Je maskara, vajza nuk të do (4 Prill 2024)
4 Prill, 14:06 -
Ekskluzive/Mëson të vërtetën pas 60 vitesh,ish-komandati i ushtrisë dëgjon zërin e vajzës… (3 Prill 2024)
3 Prill, 14:05 -
‘Me gruan dal nga shtëpia,djali na dhun*n’/ Flet i droguari:Më ndihmoni, nuk dua t’i vr*s (2 Prill 2024)
2 Prill, 13:59 -
Nusen ia dhanë pa dëshirë, shokon 36-vjeçarja/ ’Tallej me fëmijët, mua më kyçte në shtëpi’ (1 Prill 2024)
1 Prill, 13:58 -
Jeta e frikshme e tre fëmijëve poshtë një plastmasi/Nëna: Lahemi në natyrë, flemë edhe… (29 mars 2024)
29 Mars, 13:57 -
Pa gjurmë - Vëllai i shiti shtëpinë,mbeti në rrugë’/Prej vitesh ndihmoi endacakun,preket e reja:S’dua ta besoj
28 Mars, 16:40 -
I vdes gruaja e vetme në dhomë/45-vjeçari: E lashë tek prindërit, s’di si përfundoi tek… (17 prill 2024)
17 Prill, 19:35