’Pa Gjurme’ i rikthen identitetin ish-ushtarakut endacak, historia rrëqethëse e Dashamir Serrit

19 Prill 2021, 14:21

Prej disa kohësh bën jetën e endacakut në Tiranë, por pasi trokiti në ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë stafi transformon ish-oficerin 76-vjeçar. Me kostumin e zi dhe këmishën e bardhë, Dashamir Serri hyri në studio dhe pasi u përshëndet me moderatoren Odeta Dume, i pohoi se e kishte bërë edhe vaksinën për Covidin. Ish-oficeri Dashamir Serri nga Tirana, rrëqeth me historinë e tij.