'Pa Gjurmë' në familjen e Klodit, gjyshi: Na mbeti vetëm çizmja e tij

3 Mars 2020, 20:05

TIRANË - Vetëm një çizme e kuqe ka mbetur në kanalin e vdekjes ku humbi jetën vogëlushi 5-vjecar. Klodian Hashimi u gjet i mbytur më 29 shkurt. Dyshohet se prej dy javësh, trupi i pajetë i vogëlushit ka qëndruar në kanalin e ujërave të zeza me thellësi mbi 2 metër shumë pranë banesës së tij në Shkozë, ku edhe u zhduk papritur më 17 shkurt. Të gjithë kërkonin Klodin, por për ironi te fatit trupi i pajetë  ndodhej pak metra larg shtëpisë ku drekën e së dielës u pa nga shokët e tij, të cilët në fillim menduan se ishte një kukull.