Pa gjurmë ’vesh’ uniformën blu, kthen në shtëpi 36-vjecarin e humbur nga Vlora

3 Nëntor 2020, 17:40

#pagjurme #odetadume #reportTV Ishte stafi i programit ai që njoftoi policinë, pas gjetjes së Fatjon Dules, për të bërë të mundur kthimin e tij në shtëpi. Këtë të martë në një lidhje live nga Vlora, kolegu Armand Xhelili intervistoi nënën e 36-vjecarit, e cila nuk i mban lotët nga gëzimi duke falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e djalit të saj. ‘Ju falenderoj shumë. U gëzova kur më morët në telefon. Policia e Vlorës ma solli djalin në shtëpi, mbrëmjen vonë dhe kur e pashë u gëzova pa masë. E pyeta djalin përse u largua pa më thënë dhe ai m’u përgjigj se donte të pintë një kafe në Tiranë. Ishte shumë rraskapitur, pasi dukej që nuk ishte ushqyer dhe kishte fjetur jashtë’, përlotet nëna Nuk ishte hera e parë, që 36-vjecari largohej nga shtëpia, i gjetur nga policia, por këtë here ishte ’Pa Gjurmë’ që ’veshi’ uniformën blu dhe rikthen në banesë të riun. Tashmë pas rikthimit të Fatjon Dules në shtëpi, nën kujdesin e nënës emisioni ’Pa Gjurmë’ e konsideron të kryer këtë mision të radhës.