Pa Gjurme/ Zhduket nga Zvicra Irid Kola, prindërit: Në burg nuk ndodhet, nuk e dimë çfarë i kanë bërë djalit

29 Prill 2021, 17:27

Dy vite u panë vetëm në skype, prej më shumë se një muaji nuk ia dëgjojnë më as zërin. Me brengën e një nëne dhe frikën për fatin e djalit të humbur, Natasha Kola iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë,  në kërkim të Irid Kolës, i cili humbi gjurmët nga Zvicra më 22 mars të këtij viti. Kërkesa e prindërve drejtuar ambasadës zviceriane nuk zbuloi gjurmë të elbasanlliut, ndërsa emri i tij nuk figuron në asnjë burg.