’Pa Gjurmë’ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…

17 Prill 2021, 23:40

Këtë të shtunë risollëm sërish këtë histori ku të ftuar në studio ishin nëna e Bleonës, Bukurie Veizi bashkë me djalin e saj, Armendin, të cilët nuk kanë reshtur së kërkuari. Kjo puntatë erdhi me një tjetër dëshmi. Begzim Isa është emri i personit, i cili është artikuluar mjaft në akuzat që nëna ka bërë nga studio e emisionit për rrëmbimin e Bleonës, e cila sot është një 16-vjeçare. Lidhur me këto akuza ka reaguar për herë të parë Shpresa Isa, nëna e 28-vjecarit, gjatë një bisede telefonike që realizoi moderatorja Odeta Dume. Ajo tha se të gjitha këto akuza do t’i paguajë një më një, nëna e Bleonës, ndërsa e fajëson për gjendjen jo të mirë, në të cilën ndodhet sot djali i saj Begzimi, pas akuzave të pavërteta, sipas saj. Shpresa Isa e pyetur nga moderatorja Odeta Dume nuk dha vendondodhjen e të birit, ndërsa përgjigjet e nervozuar duke kërcënuar. Ajo kërkon pafajësinë e të birit lidhur me akuzat e ngritura.