Pa Gjurme-Nëna kërkon djalin, qytetarja nga Lezha dërgon foton live në program

3 Mars 2021, 17:42

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Minutat në vijim gjatë transmetimit live në 'Pa Gjurmë' një tjetër dëshmitar dërgoi në redaksinë e programit 2 foto, duke pretenduar se 31-vjecarin e humbur e ka parë në qytetin e Lezhës. Fotot e transmetuara live i panë edhe nëna e Maradonës, e cila pranoi ngjashmërinë e imazheve me djalin e saj. 'Po, ai është djali im', pohon nëna Megjithatë ende mbetet për t'u verifikuar nga stafi, çdo informacion që u përcoll në program dhe që mund të hedh dritë mbi vendndodhjen aktuale të të riut. Emisioni ''Pa gjurmë'' vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019, nga Ura e lumit, në Gjirokastër, por nënës i telefonoi pak orë më pas, nga Saranda. 31-vjecari kishte jetuar 19 vite në Greqi, ku ra ’pre’ e lëndëve narkotike, bashkë me të edhe vajza që ai dashuroi. Maradona është babai i një djali, të cilin e braktisi në moshën 6-vjeçare. Përveç djalit, nëna e tij Maria konsideron të humbur edhe nipin e saj, që sot është 16 vjec. Edhe pas kthimit në Shqipëri, i riu sërish nuk gjeti qetësi. Ditën që u zhduk, sapo ishte kthyer nga Tirana bashkë me nënën, ku nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin në spital, për shkak të problemeve të vazhdueshme me drogën. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00