"Pa Gjurme"surprizon nënën e dhunuar dhe të braktisur/Gazetarja i dorëzon çelësin e shtëpisë se re

9 Dhjetor 2020, 18:55

#pagjurme #odetadume #reportTV Menjëherë pas publikimit të historisë së trishtë në “Pa Gjurmë” nëna dhe djali 10 vjecar hynë live në shtëpinë e re. Vetëm 10 ditë pas rrëfimit të trishtë të 43 vjecares nga Lundra Dhurata Veliu, vijn reagimet e para. Kjo nënë prej vitesh ishte e dhunuar nga bashkëshorti dhe që prej 2019 jetontë në një bodrum së bashku me djalin e saj në kushte shumë të vështira jetese.Drama e saj, preku zemrat e shumë emigrantëve, të cilët I erdhën në ndihmë mënjëherë. Por shpresa dhe gëzimi u rikthyen sërisht në sytë e nënës kur gjatë transmetimit live në “Pa Gjurmë: ditën e e sotëme, ajo u surprizua nga reagimi që bëri kreu i shoqatës bamirëse” Sadakaja e Mëshirës” , z.Besar KastratiiI cili mori përsipër, akomodimin e Dhuratës dhe djalit të saj, duke i paguar qeran për 5 vite rresht. “Ne u njohëm me rastin ën fjalë fal emisionit tuaj, dhe ju falenderoj për evidentimin e këtyre problemeve. Ne si shoqatë do marim përsipër t’i sigurojmë zonjës shtëpinë dukë i pagura qiran për 5 vite rreshtë. Këtë mirësi e kan bërë shqiptarët dhe i falenderoj shumë që na gjenden pranë”-u shpreh z.Kastrati Ndërsa 43-vjecarja, pas këtij lajmi të gëzueshëm, falenderoi publikisht kreun e shoqatës dhe emisonin “Pa Gjurmë”. “E falenderoj shumë zotërinë për këtë ndihmë, kjo është një dritë shprese për ne. Ju falenderoj shumë edhe ju si emision, keni bërë një punë të madhe, pasi ,unë cdo natë i lutesha zotit të më ndriconte rrugëm për fëmijën”Tha Dhurata. I emocionuar pasi iu plotësua dëshira e tij e madhe, 10 vjecari falenderoi kontribuesit dhe stafin e emisionit “Pa Gurmë” . Stafi I emisonit I shkoi deri ën fund misionit të tijm duke I shoqëruar Të dy së bashku, nënë e bir gjtaë transmetimit live per tu futur në shtëpinë e re. Nga banesa e tyre. nëna falenderoi këdo që I kishte ndihmuar dhe u shprehë se tashmë ndiheshin më të sigurt dhë më të lumtur.