Pacienti e pret me duartrokitje, kryeministri batuta: Po këtë pse e mbani se qenka në superformë

31 Maj 2021, 16:44 | Përditesimi i fundit: 2021-05-31 16:47:01

Spitali Rajonal i Fierit ka nisur fazën e parë të shërbimeve, ndërsa duket se pacientët janë shumë të kënaqur me kushtet dhe shërbimin e stafit mjekësor.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ambiente e spitalit, ndërsa nuk i kurseu batutat me një pacient që e priti me duartrokitje.

Ai iu drejtua kryeministrit duke i thënë ‘punëtori më i madh i Shqipërisë’, ndërsa Rama iu përgjigj me shaka: “Po këtë pse e mbani se ky qenka në superformë”.

Dialogu mes Ramës dhe pacientit:

Pacienti: Zoti kryeministër, punëtori i madhi Shqipërisë, ke bërë edhe Ministren e Shëndetësisë shumë punëtore

Rama: Po këtë pse e mbani se ky qenka në superformë

Pacienti: Unë jam i sëmurë, po do shërohem, ti të na rrosh

Rama: Mirë këtu?

Pacienti: Këtu qenka fantastike, punonjësit qenkan florinj.