Paella - Oriz me fruta deti dhe perime
Përbërësit:
- 1 litër lëng pule
- ½ lugë çaji shafran
- ¼ lugë çaji kripë
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ qepë e verdhë
- ½ spec i kuq
- 3 thelpinj hudhër
- 600 gr oriz
- 400 gr domate të grira
- 150 gr bizele
- 450 gr karkaleca të pastruar
- 450 gr midhje
- ¼ gotë majdanoz i grirë
Përgatitja:
Ngrohni lëngun e pulës dhe shtoni shafranin. Lëreni të qëndrojë 10 minuta. Në një tigan të madh ngrohni vajin e ullirit. Kaurdisni qepën dhe specin për 4-5 minuta. Shtoni hudhrën, lëreni 2 minuta. Më pas shtoni orizin dhe përziejeni për 1 minutë. Hidhni domatet dhe lëngun me shafran. Shtoni kripën dhe lëreni orizin të gatuhet në zjarr mesatar pa e përzier shumë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni bizelet, karkalecat, midhjet. Vazhdoni gatimin edhe 10-15 minuta derisa orizi të thithë lëngun dhe frutat e detit të hapen. Hiqeni nga zjarri, mbulojeni me letër alumini për 5 minuta. Në fund spërkateni me majdanoz të freskët dhe shërbejeni menjëherë.




















