Palëpetë me arra dhe rrush të thatë nga zonja Albana

4 Tetor 2023, 11:49

Palëpetë me arra dhe rrush të thatë

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 5 vezě
  • 7-8 lugë qumësht / ujë
  • 100 gr gjalpë i shkrirë ose vaj
  • 1 bustinë vanilje
  • Pak kripë
  •  
  • Për mbushje:
  • 200 gr arra të bluara,
  • 50 gr sheqer pluhur
  • 50 gr rrush të thatë

Përgatitja:

Rrahim vezët, shtojmë qumështin, gjalpin e shkrirë ose vajin, kripën, vaniljen dhe miellin e situr. E trazojmë mirë derisa të realizojmë një brumë të hollë. Lyejmë një tigan të sheshtë me pak vaj dhe hedhim brumin me garuzhde. E lakojmë tiganin nga të gjitha anët duke e hapur brumin në të gjithë sipërfaqen dhe i pjekim nga të dy anët, i palosim në pjatë të cekët njëra mbi tjetrën derisa të mbarojë brumi. Çdo njërës i hedhim nga pak sheqer pluhur, arra të bluara, rrush të thatë dhe i mbështjellim role njëra pranë tjetrës. Palēpetët apo krepat mund t'i lyejmë dhe me pak reçel ose çokollatë sipas dëshirës.