Duke folur për gjuhën jo etike në parlament dhe ratin e Edi Palokaj dhe Bujar Leskajn që janë akuzuar sit ë dehur në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se “po dehej nga era e alkoolit që u vinte atyre”.
"Ata janë bedelë , në kuptimin e plotë të fjalës, sot është dita për t’i dhënë përgjigje një pyetje, pse paratë ruse u derdhën në Shqipëri për një parti për të rrëzuar qeverinë? Dhe për një parti të opozitës qeveria duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse dhe në këtë moment kur askush nuk çohet dhe thotë që “ky është një trup që ka bërë PD, jam këtu, ‘kisha dijeni, më vjen keq që nuk e besova këtë gjë, kërkoj falje që kam thënë se është komplot i Sorosit me Ramës, se tani është fakt, kështu që për këto arsye, unë ndihem keq dhe distancohem”, nuk e bëri asnjë, jo se kanë marrë para, por se janë bedelë dhe kur nuk e ka kapacitetin moral, për të vënë interesin eventit vet mbi bedelizmin, është një i pafe, një i paatdhe. Sepse për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që ata kishin pirë dhe vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një parlamenti”, tha Rama.