Pancakes me miell Hikrre nga zonja Vjollca

21 Korrik 2020, 10:43

Pancakes me miell Hikrre

Përbërësit:

2 vezë

50 gr sheqer

50 gr gjalp ose vaj

250 ml qumësht kokosi ose orizi

200 gr miell Hikrre

1 lugë kafe pluhur pjekës

vanilje

pak kripë

Përgatitja:

Në një tas rrahim 2 vezë, 50 gr sheqer deri sa sheqer të shkrijë dhe shtojmë gjalpn e tretur dhe vazhdojmë përzjeren, qumështin e kokosit dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë miellin e situr dhe vazhdojmë përzjeren, vaniljen, kripë. Përiziejmë mirë produktet e  thatë me një tas. Bashkojmë produktet e thata me tasin me veët I përziejmë mirë deri sa të na bëhët një krem homogjen. Ngrohim një tigan dhe shtojmë në të nga 1 garuxhde e lëmë të piqet 1 minutë nga njëra anë dhe më pas e kthejmë dhe nga ana tjetër. Pasi ti pjekim të gjithë pancakes I lyejmë me cokokrem ose mjaltë, banana dhe frutat që preferoni.