Panë dhe dëshmuan rrëmbimin e Bleona Matës, sot pas 10 vitesh ‘Pa Gjurmë” publikon…

25 Shtator 2020, 15:46 | Përditesimi i fundit: 2020-09-25 17:41:52

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV rikthen për të disatën herë edhe këtë të premte, historinë e zhdukjes së Bleona Matës. E ftuar në studio nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt të rëndësishëm, atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr zvarrë në rrugë. Sipas dëshmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë me ngjyrë të zëzë, por edhe një tjetër Fuoristradë e ka ndjekur nga pas. Fshehja e këtij detaji nga banorët, kur policia mbërriti në vendngjarje, mban peng një tjetër të vërtetë të asaj dite. Këta të fundit janë tërhequr nga kjo dëshmi, duke dhënë para uniformave blu një tjetër variant, se vajza që qante nuk ishte Bleona, por një tjetër fëmijë i fshatit Zapod. ‘Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zvarrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjitëh e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga frika se do t’i merrnin në pyetje. Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin krimin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin frikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i akuzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht në rrëmbinin e vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ‘E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën’.