Papare e aromatizuar
Përbërësit:
- Bukë e ndenjur
- Gjalpë / Vaj ulliri
- Djathë miks
- Erëza të ndryshme
Përgatitja:
Tresim gjalpin me pak vaj ulliri dhe më pas shtojmë bukën të prerë në copëza të vogla. E skuqim lehtë dhe pasi buka ka marrë pak ngjyrë shtojmë erëza të ndryshme dhe në fund djathë të grirë.