Papare me qepë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 qepë
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Mendërz ose nenexhik
- Bukë e ftohtë
- Vaj ulliri
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Skuqim qepën e grirë imët me vaj ulliri. Shtojmë masën e ujit me kripë. Kur shohim që lëngu trashet shtojmë bukën e ftohtë që e kemi bërë në kafshatza. Rregullojmë shijen me erëza dhe djathë të thërrmuar. Sipër mund të hedhim pak gjalpë të djegur sipas shijes.