Pas 26 vitesh jepen shenja jete për Alban Arifin/Dëshmitari live: Në 2005 e takova në…

14 Tetor 2020, 18:21

26 vite i humbur mbërrin për herë të parë në ‘Pa Gjurmë’, në Report TV një informacion i rëndësishëm për 43-vjecarin Alban Arifi, që humbi gjurmët nga Pireu i Greqisë. Një zotëri pretendon se është takuar me 43-vjecarin në një qytet në jug të Anglisë. Kjo dëshmi që jep shenja jete për djalin nga Korca u përcoll live në studio, me moderatoren Odeta Dume. Dëshmitari pretendon se është takuar me korcarin nga Pojani, në vitin 2005, afro 9 vite pasi ai i kishte humbur kontaktet me familjen. Kjo dëshmi zhvendos pistën e kërkimeve për atë që dyshohet se mund të jetë Alban Arifi, korcari që humbi gjurmët nga Greqia, më25 shtator të vitit 1996, pasi la takim në traget me bashkëfshatarin e tij. ’Prej 7 vitesh unë ka jetuar në Angli. Në vitin 2005 jam takuar me këtë djalë, i cili në atë kohë ishte afro 25 vjec. Më tha se ishte me origjinë nga Korca dhe fliste një greqishte të pastër dhe të rrjedhshme. Flokët i kishte pak më të gjata dhe emrin e kishte Alban. Mbiemrin nuk ma tha. Atje në Angli shoqërohej me disa djem korcarë, por komunikonte shumë edhe me shtetas grek’. Albani Arifi nga Pojani i Korcës ishte ende një adoleshet kur emigroi drejt Greqisë, bashkë me dy kushërinjtë. Ishte viti 1993 kur ata qëndruan në Selanik, aty eku edhe nisën punë. Pas afro dy vitesh kapet nga policia greke, periudhë në të cilën u kthyeën mjaft emigrantë shqiptarë. Por i riu nga Korca, tenton disa herë largimin drejt tokës helene, tentative të cilat dështuan pasi u kap disa herë nga policia greke. Derisa në 2 gusht të vitit 1996 Albani mbërrin në Veria të Greqisë, ku nis një punë sezonale. Më pas zhvendoset në Pire dhe fillon punë në një hotel në qendër të qytetit. Në shtator të po këtij viti Albani njohur ndryshe edhe si Panajot Strasin bashkë me dy shokëtetij Gerti dhe Jovani, vendosin të ikën drejt ishullit të Kretës, por njëri prej tyre mbërriti në destinacion, ndërsa dy të tjerët jo. Albani u kthye në Pire, ndërsa një javë më pas lë takim me shokun e tij Jovanin, në traget për t’u nisur në Kretë. Pasi doli nga shtëpia e kushëririt nuk u pa më. Ai kishte marrë të gjitha sendet personale me vete, por pa u takuar me shokun me të cilin la takimin. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv