Pas denoncimit në “Pa Gjurmë” gjendet nëna e 3- fëmijëve / Daja: Mbesa na iku se ishte…

1 Shkurt 2021, 20:22

Pak minuta pas përfundimit të programit, daja njofton se Edona sapo ishte gjetur. Këtë të hënë vendosëm ta rikthejmë historinë e gruas, humbja e së cilës zgjati vetëm 24 orë. Ajo ka probleme të zhvillimit mendor dhe vuan nga depresioni, ndërsa ka nevojë për kurim dhe përkujdesje. 30-vjecarja është nënë e 3 fëmijëve, me të cilët nuk ka asnjë kontakt. Ata emigruan fillimisht në Gjermani, ku atje shfaqi probleme, madje u mor në përkujdesje nga një qendër sociale. Sot, ajo strehohet tek daja, në qytetin e Durrësit, i cili e ka të pamundur të vazhdojë të kujdeset për të. I ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, ai u bën thirrje për ndihmë institucioneve. Kur u kthye nga Gjermania nuk më erdhi mirë. Pasi erdhi në Shqipëri, qëndroi pak kohë dhe më pas u larguan drejt Italisë. Edhe atje ka ikur nga shtapia dhe e gjeti tezja, në një ndërtesë në Katanja. Kur humbi, unë kontaktova direkt me ju, që të kërkoja ndihmë. Unë kam ardh këtu për të kërkuar përsëri ndihmë, ppasi nuk mundem dot ta mbaj mbesën. Ajo ka nevojë të dërgohet në qendër ku të rehabilitohet, nuk mund ta coj në spital. Me burrin e saj, nuk ka bërë divorc, thjesht janë ndarë fizikisht, se ai është në Itali. Kohët e fundit është bërë edhe e dhunshme. Edona ka dhunuar edhe gjyshen e saj edhe nënën e vet, që është shurdhmemece.