Pas emisionit, e humbura lidhet me nënën dhe gazetaren: Jam shumë mirë, ndodhem në Itali

27 Janar 2021, 18:20

Pa Gjurmë tenton të lidhet live me Ermira Bagashi, por ajo mbyll telefonin. Kontakti me të u realizua pak minuta pas përfundimit të programit ku Ermira tha për ’Pa Gjurmë’ se ishte mirë. Ermira Bagashi: Ndodhem në Itali. Jam e sëmurë. Nuk mundem dot ta përballoj jetën këtu. Nuk e di a do vij… Odeta Dume: Me kë jeton ti ? Ermira Bagashi: Mos të flasim fare Odeta Dume: Po pse të mos flasim? Do na e premtosh që do vish në Shqipëri ? Ermira Bagashi: Do ta mendoj Odeta Dume: Nuk të ka marrë malli për djalin? Pse nuk vjen? Ermira Bagashi: Jam mirë Odeta Dume: E kuptoj që je mirë, por do jeshë edhe më mirë nëse do vish në Shqipëri Ermira Bagashi: Faleminderit