Pashaqofte në supë perimesh
Përbërësit:
Për qoftet:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 vezë
- 1/4 fç oriz
- Vaj ulliri
- Kopër, Majdanoz
- Kripë, piper
Për lëngun e supës:
- 1 patate
- 1 karrotë
- 1 presh
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 1 lugë gjelle niseshte
- 2 vezë
- 2 limona (lëngu)
- 1-2 tufa kopër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Bashkojmë në një tas të gjithë përbërësit e qofteve, e punojmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë. Ndërkohë kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri karrotën, pataten dhe preshin e grirë imët. Pasi perimet ndryshojnë ngjyrë shtojmë rreth 1 litër ujë dhe e lëmë supën të marrë valë.
Me brumin e qofteve realizojmë qofte sa një kokërr arrë dhe i vendosim tek supa. Ndajmë të verdhat e vezëve nga e bardha. Të bardhën e rrahim në marengë, më pas shtojmë të verdhat. Niseshten e tresim në lëngun 2 limoneve, e shtojmë tek veza dhe këtë masë e kalojmë tek supa me pashaqofte. Rregullojmë shijen me kripë, piper, bimë aromatike dhe e lemë supën të marrë valë në temperature mesatare derisa pashaqoftet të gatuhen plotësisht.