Pasta Flora si dikur, me reçel kumbulle nga Mirela Andoni

28 Shtator, 11:59 | Përditesimi: 28 Shtator, 11:59

Pasta Flora me reçel kumbulle

Përbërësit:

  • 1 e verdhë veze
  • 1 filxhan kafeje me gjalpë të tretur
  • 1 filxhan kafeje me sheqer
  • 1 gotë uji miell Ola
  • 2 lugë ujë ose qumësht
  • Fryrës
  • Reçel kumbulle

Përgatitja:

Rrahim vezën me sheqerin, gjalpin edhe ujin. Përziejmë miellin me fryrësin ose sodën edhe e bashkojmë me pjesën e lëngshme derisa të përftohet brumë që nuk ngjit. E shtroni në tavë, e shponi me pirun edhe shtroni reçelin, e piqni në furrë të parangrohur me 180 ° për 20 minuta.

MC/Shqiptarja.com