Pasta flora, të shkrifta dhe super të shijshme nga zonja Albana

20 Shtator, 11:29

Pasta flora për çaj

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 250 gr sheqer
  • 400 gr margarinë
  • 4 vezë
  • 2 lk sodë
  • Aromë vanilje

Përgatitja:

Vëmë në një tas porcelani margarinën, sheqerin, 3 vezët, sodën, vaniljen dhe i pu- nojmë mirë. Më pas shtojmë miellin dhe e punojmë lehtë derisa të bëhet një brumë jo shumë i fortë që të punohet lehtë. Hapim me okllainë e trashë brumin në peta me trashësi 2-3 cm dhe e presim me kupa apo forma të vogla të ndryshme dhe i vendosim në tavë me pirun, bëjmë sipër tyre vija dhe i pjekim në furrë mesatare.