Pasta primavera nga zonja Vjollca

14 Maj 2020, 10:50

Pasta primavera 320 gr makarona Vaj ulliri 2-3 thelpinj hudhra 1 spec i kuq 1 spec jeshil 1 kungull i njomë 2-3 kërpudha 1/2 filxhan çaji bizele 200 gr asparag 1 karrotë 250 gr domate qershi Kripë dhe piper i zi Parmixhan Borzilok

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar, pak kripë dhe makaronat. Në një tigan me vaj ulliri të ngrohur shtojmë hudhrat të grira imët, shtojmë speca të prerë në gjatësinë e makaronave, dhe kungullin po ashtu të prerë në gjatësinë e speveve I kaurdisim përsëri për 3-4 minuta, shtojmë kërpudhat në feta, i kaurdisim përsëri për 2 minuta. Më pas shtojmë bizelet dhe asparagun të prerë si perimet e tjera. si dhe karrotën të prerë me pirunin e patateve në kubik dhe I përziejmë sëbashku.Në fund vendosim domatet të prera në gjysmë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.