Pastiçe e shpejtë në tigan me kimë e perime nga zonja Albana

28 Shtator 2023, 12:08

Pastiçe me kima në tigan

Përbërësit:

  • 400 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lç pelte domate
  • 200 gr domate
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 250 gr makarona
  • 2 kokrra vezë
  • 150 gr djathë të grirë
  • Krem djathi ose 500 gr kos
  • Gjalpë
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim me pak gjalpë qepën dhe karrotën e grirë imët. Më pas shtojmë hudhrat e shtypura, mishin e grirë, salcën e domates, kripë, piper, arrë moskat dhe pak sheqer për neutralizimin e aciditetit të domates. Pasi e kemi kaurdisur mirë kimën shtojmë ujin dhe makaronat dhe i lëmë të ziejnë për 8 minuta derisa të përthithen lëngjet. Shtojmë dhe majdanozin e grirë imët. Në një tas përziejmë kremin e djathit ose kosin me djathin e grirë, vezët, piper dhe arrë moskat. E shtojmë kremin sipër makaronave dhe e vendosim në furrë në 200 gradë në grill.