Pastiçe fshati në 5 minuta pa beshamel nga zonja Albana

5 Qershor 2023, 10:59

Pastiçe pa beshamel, me djathë dhe kremviçe

Përbërësit:

  • 1 pako makarona guacka / sipas dëshirës
  • 1 litër qumësht
  • 1 lgj miell
  • 4 vezë
  • 2 lgj gjalpë
  • Djathë të bardhë dhe djathë pice
  • Kremviçe FIX
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Vendosim makaronat të ziejnë 3 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Në një enë rrahim vezët me qumështin, shtojmë pak miell, arrë moskat dhe kripë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim makaronat, thërrmojmë djathrat, vendosim kremviçet e prera në rondele hollë dhe sipër shtojmë qumështin e rrahur me vezët. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.