Pastiçe me djathë dhe beshamel
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 3-4 vezë
- 1 litër qumësht
- 200 gr djathë i bardhë
- 2 lgj vaj ulliri
- Gjalpë i freskët
- Kripë
Për beshamelin:
- 2 lgj miell
- 50 gr gjalpë
- 400 ml qumësht
- Kripë, arrëmoskat
- Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Vendosim makaronat në ujë të bollshëm me kripë të ziejnë 2-3 minuta më pak nga minutazhi i shkruar në paketim. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpin, e shuajmë më pas me qumësht duke e trazuar derisa të lidhet. E largojmë, rregullojmë shijen me kripë dhe arrëmoskat. Rrahim vezët, shtojmë pak vaj ulliri, qumështin, djathin e bardhë dhe kripën.
Lyejmë tepsinë ose tavën me gjalpë, kullojmë makaronat dhe i nivelojmë në të gjithë sipërfaqen. Hedhim mbi makarona qumështin me vezë dhe djathë dhe më pas beshamelin. E spërkatim në fund me djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius, për 25 minuta.