Pastiçe me petë
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 500 gr gjizë
- 5 vezë
- 100 gr gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj qumësht
- Kripë
- Petë të gatshme / të bëra vetë
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm ku kemi shtuar pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri. I kullojmë më pas dhe i përziejmë me vezët gjizën dhe gjalpin. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë 2 peta byreku poshtë. Vendosim masën e makaronave dhe sipër sërish 2 peta të bëra vetë ose të gatshme. Rrahim një vezë me pak qumësht dhe lyejmë sipërfaqen e pastiçes. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.