Patate me speca dhe llukanik
Përbërësit:
- 3 patate
- 2 speca
- 2 lgj gjalpë
- Llukanik FIX
- Kripë, piper i zi
- Hudhër
- Turmerik
- Spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Presim në kubikë patatet dhe i vendosim të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Në një tigan kaurdisim llukanikun e prerë në feta, shtojmë specat e prerë në rripa, hudhrën, erëzat dhe në fund patatet. E lëmë gatimin me kapak të mbyllur për rreth 10 minuta.