Patëllxhanë me hudhra nga zonja Albana

4 Janar, 11:11

Patëllxhanë me hudhra

Përbërësit:

  • 8 patëllxhanë
  • 4-5 lugë sallo derri
  • 2 kokë hudhra
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • Kripë, piper

Përgatitja:

pasi i pastrojmë i bëjmë 2-3 prerje për së gjati. Në këto prerje vendosim sallo derri të lyera me kripë e piper dhe thelpinj hudhrash. I spërkatim patëllxhanët e mbushur me kripë, i rreshtojmë në tenxhere të cekët ose tigan, i hedhim përsipër vaj, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Herë pas here i kthejmë nga të gjitha anët duke i spërkatur me yndyrën e vet.