Patëllxhanë me salcë kosi dhe djathra
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 200 gr salcë domate
- 3 lgj vaj ulliri
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 djathë i butë pice
- 1 domate
Për salcën:
- 1 gotë kos
- 1 vezë
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Patëllxhanët i lajmë dhe i presim në feta të gjata. I vendosim në ujë me uthull, më pas i thajmë me pecetë dhe i skuqim me vaj bimor. Tavën e lyejmë me salcë domate, vendosim një shtresë me patëllxhanë, e spërkasim me salcë dhe djathë të bardhë. Vazhdojmë sërish me një ose dy shtresa të tjera me patëllxhanë. Në fund përziejmë kosin me vezët, kripën dhe piperin e kuq.
E shtrojmë salcën e bardhë mbi shtresat me patëllxhanë. Domaten e presim në feta rrumbullake, e vendosim mbi salcë, e spërkasim me pak djathë dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë derisa salca të marrë faqe dhe të mpikset.