Patëllxhanë të mbushur me gjizë nga zonja Albana

14 Qershor 2023, 12:10

Patëllxhanë të mbushur me gjizë

Përbërësit:

  • 1 kg patëllxhanë
  • 200 gr gjizë
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 vezë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj miell gruri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë lëkurën e patëllxhanëve një po një jo. I lëmë në ujë me kripë dhe më pas i vendosim në furrë që të zbuten pak.

Në një enë bashkojmë vezët e rrahura me vajin, kripën, gjizën, miellin dhe hudhrat e shtypura. Bëjmë një prerje në mes të patëllxhanit, e sheshojmë tulin dhe vendosim harxhin. I rivendosim në furrë për pak minuta në 180 gradë.