Patëllxhanë të mbushur me mish nga zonja Vjollca

30 Qershor 2020, 10:55

Patëllxhanë të mbushur me mish

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

Pak vaj ulliri

400 gr qepë të thata

350 gr mish të grirë

3 speca

600 gr domate

1 lugë caji sheqer

Kripë dhe piper i zi

12 thelpinj hudhër

Majdanoz

Pak rigon

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët I qërojmë në shirita dhe bëjmë 2-3 prerje për së gjati për mbushje. I spërkasim me pak kripë dhe I lëmë për 15 minuta të nxjerrin shijen e hidhur. I shpëlajmë I thajmë dhe I vendosim në një tepsi të spërkatur me pak vaj, më pas I vendosim në furrë për 20 minuta në temperaturë 200 gradë Celsius. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në fije ose kubikë sipas preferencave kaurdisim qepën deri sat ë zbutet. Shtojmë mishin e grirë ose në kubikë të vegjël dhe I kaurdisim sëbashku deri sa mishi ndryshon ngjyrë. Shtojmë specat në copëza të vogla ose fije gjthmonë në madhësinë e qepës. Vazhdojmë përzierjen. Shtojmë huhdrat, kripë dhe piper si dhe domatett në kubikë  pa lëkurë) dhe 1 lugë caji sheqer I përziejmë dhe lëmë të ziejë për 10 minuta. në fund shtojmë majdanozin të grirë hollë. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe me ndihmën e 2 lugëve  mbushim patëllxhanët, I spërkasim në fund me pak vaj dhe pak fare rigon dhe vendosim përsëri tepsinë në furrë për 20-30 minuta. E kontrollojmë nuk e lëmë të na thahet në rast të kundërt mund të shtojmë 1 filxhan kafe ujë të nxehtë ( varet nga lëngu I domates­­­).