Patëllxhanë të Mbushur nga këngëtarja durrsake Rajmonda Kamberi

31 Tetor 2023, 12:03

Patëllxhanë të mbushur, Imam Bajalldi

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë të pjekur
  • 2 qepë mesatare
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 domate
  • 2 lgj salcë domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Qërojmë lëkurën e patëllxhanëve një po një jo, i hapim në mes dhe me një lugë pastrojmë pak tulin. I lyejmë me furçë me pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë ose në një tigan të piqen. Ndërkohë përgatisim mbushjen duke kaurdisur mirë qepën me hudhrat derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë më pas domatet të prera në kubikë si dhe tulin që larguam nga patëllxhanët. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe pasi harxhi është gati mbushim patëllxhanët. Përpara se t'i vendosim patëllxhanët në tavë, ziejmë salcën e domates me pak ujë dhe piper dhe e shtrojmë salcën në tavë. Vendosim patëllxhanët, i spërkasim me pak vaj ulliri, sipas dëshirës tek salca vendosim dhe një gjethe dafine dhe i vendosim në furrë të piqen. Në momentin që shikojmë se salca po zjen, ulim temperaturën e sobës dhe e lemë tavën për rreth 25 minuta.