Patëllxhanë të skuqur me salcë kosi
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë të gjerë
- Miell
- Galetë
- Kripë
- Piper i kuq
- Piper i zi
- Turmerik
- Vaj për skuqje
Për salcën:
- Kos
- Majonezë
- Hudhër
- Spec i kuq
- Arra të shtypura
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim patëllxhanët përgjysmë. Gjysmat i presim horizontalisht, por jo deri në fund nga skaji i bishtit. I vendosim në ujë të ftohtë dhe më pas i kalojmë në ujë të zier për 10 minuta. I thajmë dhe i kalojmë në miellin që kemi përzier me galetën dhe erëzat. I skuqim në vaj të nxehtë dhe i shoqërojmë me një salcë të përgatitur me kos, majonezë, kripë, hudhër, spec të kuq dhe arra të shtypura.