Patrulla e policisë ndjek live"Pa Gjurmë",ndalon të humburin Sadik Toshi (operacioni jepet live)

10 Dhjetor 2020, 22:59 | Përditesimi i fundit: 2020-12-10 22:59:31

#pagjurme #odetadume #reportTV Gjendet gjatë transmetimit live në Report TV Sadik Toshi. Pa gjurmë mbërrinë në vendin ku qëndronte 42-vjecari nga Kukësi prej 4 muajve. Falë shumë telefonatave nga zona e Kombinatit, babai I tre fëmijëve Sadik Toshi u gjet po në këtë zonë, në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Kamera e Report TV ndoqi live edhe momentin kur uniformat blu ndaluan të humburin, pas thirrjeve për afro 1 e 30 minuta transmetimi live, kur moderatorja Odeta Dume kërkoi ndihmën e policisë. Këta të fundit mbërritën në lulishten e zonës së Kombinatit, aty ku bënë të mundur edhe shoqërimin e 42-vjecarit në komisariat, për të kryer të gjtha procedurat, dhe më pas shoqërimin e tij drejt Kukësit. I pyetur live nga gazetari Ermal Qori sesi quhej, përsoni deklaron se jam Sadik Toshi. Kaq do të mjaftonte që të kishte avacione edhe në studio, gazetarja Dume nuk i parmban dot emocionet, ndërsa reagon me zë të lartë. Gazetari: Si quheni ? 43-vjecari: Unë jam Sadik Toshi Gazetari: Po ku keni qenë gjithë këtë kohë ? 43-vjecari: Unë ? Ja këtej vërdallë… Po këtë të enjte pak para transmetimit në redaksinë e programit mbërriti një foto e një personi, ku u dyshua se bëhej fjalë për 42-vjecarin që kërkohej. Kur kjo foto u shfaq gjatë transmetimit live, Rrahman Toshi konfirmoi se ishte vëllai i tij Sadiku. Sadik Toshi u zhduk nga shtëpia e vëllait në fshatin Nimçë të Kukësit, më 23 gusht të këtij viti, ndërsa mori me vete një çantë të zezë dhe fotot e 3 fëmijëve. 1 vit më parë 42-vjecari ishte kthyer nga Gjermania, pas konflikteve të vazhdueshme me të shoqen, e cila qëndroi atje bashkë me tre fëmijët. Pasi mbërriti në Shqipëri Sadik Toshi jetonte tek shtëpia e vëllait të tij Rrahmanit, i cili denoncoi humbjen e vëllait në emisionin ’Pa gjurmë’.

SHOW LESS