Pelte me niseshte, një ëmbëlsirë e shpejtë dhe plot shije nga zonja Albana

23 Korrik, 11:59 | Përditesimi: 23 Korrik, 11:59

Pelte me niseshte

Përbërësit:

  • 1 litër ujë
  • 4 lugë gjelle niseshte (misri ose gruri)
  • 1 filxhan sheqer
  • Feta bajamesh të pjekura ose arra

Përgatitja:

Shkrijmë niseshtenë në pak ujë të ftohtë (rreth 1 gotë) derisa të tretet mirë, pa kokrriza. Ziejmë ujin dhe sheqerin në një tenxhere. Sapo të fillojë të vlojë, shtojmë niseshtenë e tretur ngadalë duke e përzier vazhdimisht. E lëmë të ziejë për 5–6 minuta, derisa të trashet masa dhe të bëhet si pelte e hollë. Mund t'i shtojmë pak ujë trëndafili në fund për aromë. E hedhim në gota ose tasa, i lëmë të ftohen në temperaturë ambienti, më pas i vendosim në frigorifer për 2-3 orë. I servirim të ftohta spërkatur me arra ose bajame të pjekura apo me arrë kokosi.

MC/Shqiptarja.com