'Pensionet tona që ndërtuam Shqipërinë qesharake, deputetët në pension marrin 2 milion lekë, përse?'

30 Maj 2021, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2021-05-30 11:48:09

Një zotëri i moshuar që u bë pjesë e emisionit të mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” foli me shqetësim për nivelin e ulët të pensioneve që kanë sot të moshuarit. Jemi brez që kemi ndërtuar Shqipërinë nga veriu në jug me fabrika e uzina dhe trajtohemi me një pension qesharak ka thënë ai e ndërsa deputetët marrin 2 milion lekë pension. Përse të ndodhë kjo kur ata kanë përfitime të tjera dhe pasuria e tyre është marramendëse ka thënë telefonuesi duke kërkuar që të rishikohet trajtimi i kategorisë së pensionistëve.