Fillimi i ditëve të para të shkollës është periudhë shumë e ngarkuar për prindërit dhe fëmijët. Kjo është një nga periudhat më të rëndësishme të vitit sepse duke pasur një fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor, do i ndihmojë fëmijët të kenë një vit të suksesshëm. Kjo përfshin edhe vënien e themeleve për një shëndet optimal.
Lira Gjika në studion e “Rreze Dielli” ndan disa këshilla për prindërit, por dhe për mësuesit… Gjithashtu këshilla të vlefshme dhe për fëmijët që nisin kopshtin apo vitin e ri shkollor për herë të parë, në mënyrë për t’ia bërë sa më të lehtë atyre dhe prindërve, pasi fëmijët mund të përjetojnë trazira emocionale apo ankth, duke qenë se një mjedis i panjohur dhe me rregulla të reja i pret. Disa fëmijë mund ta pranojnë ndryshimin me gëzim, ndërsa të tjerë mund të kenë nevojë për pak më shumë ndihmë për të mësuar.