8 Marsi në familjen e Rajna Kovaçi, marrëdhënia me vajzën artiste Ramona Tullumani dhe mbesën Nikol, e rrethuar me dashuri, art dhe përkushtim…
Në ditën kushtuar gruas për kontributin e saj të palodhshëm e të pashtershëm, flasim në studion e “Rreze Dielli” me dy gra solare që kanë arritur të jenë të suksesshme profesionalisht dhe të përmbushura në jetë. Rajna Kovaçi, trashëgimtarja e artistit të madh Ramiz Kovaçi, publiciste dhe aktiviste për çështjet sociale dhe Ramona Tullumani një soprano e njohur. Por krahas suksesit profesional, Rajna dhe Ramona janë nënë e bijë. Një rrëfim tepër i veçantë mbi marrëdhënien e tyre duke u rikthyer pas në kohë përmes kujtimeve… Rajna mes emocioneve shprehet se mamaja e saj ishte idhull për të dhe është përpjekur që me të njëjtën dashuri dhe përkushtim të rriste dhe edukonte të bijën dhe në fakt duket se misioni i saj është realizuar, e bija Ramona thotë se mamaja e saj ka qenë dhe mbetet shoqja e saj e ngushtë dhe këtë gjë dëshiron t’ia trashëgojë dhe më të voglës së familjes, vajzës së saj Nikol.